Aktualitet

Video/Reshje bore edhe në Llogara, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 22/01/22 |
Opi Nion

Temperaturat e ulëta që kanë prekur të gjithë territorin e vendit janë shoqëruar me reshje bore në disa zona, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në qarkullimin rrugor.

Përmes një videoje, ARRSH njofton se bora ka nisur edhe në LLogara, ndërsa kujton drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë. “Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës . Mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njoftoi ARRSH./Opinion.al

 

Pas