Aktualitet

Video/ Rama takohet me Merkel, pritet me ceremoni shtetërore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 14/09/21 |
Opi Nion

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur tek Pallati i Brigadave, aty ku po zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e pritjes së saj.

Në Pallatin e Brigadave kancelaria është pritur nga kryeministri Edi Rama.  Pasi janë vendosur himnet kombëtare dhe është zhvilluar ceremonia, Rama dhe Merkel janë drejtuar në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve.

Kancelarja mbërriti më herët gjatë ditës së sotme në aeroportin e Rinasit ku u prit nga Ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjermane Petter Zingraf.

Vizita e saj në Shqipëri do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Merkel./Opinion.al

Pas