Aktualitet

E detyroi SHBA të largonte Berishën?Nishani:Basha kishte ultimatum për …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 14/09/21 |
Opi Nion

Ish-presidenti, Bujar Nishani, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me largimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sipas Nishanit, kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka pasur ultimatum nga SHBA për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.  Ai thekson se Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos lënë mandatet dhe për të mos bojkotuar zgjedhjet lokale, por këto kërkesa nuk janë marrë në konsideratë nga kryedemokrati.

Më tej, Nishani thotë se largimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike me kërkesë të SHBA është një tezë krejtësisht spekulative teksa thekson se Basha po bashkëpunon me kryeministrin Rama për asgjësimin e PD-së.

Postimi i plotë

Thikat pas shpine ndaj Partisë Demokratike janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë !

Misioni që i është ngarkuar L. Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, është projekti më kriminal anti PD e anti demokratik që prej atij të tentuar në 1997 !

PD është një prej institucioneve kryesore të shoqërisë shqiptare, është një mekanizëm i domosdoshëm që sistemi politik të funksionojë normalisht, është mundësia për të patur alternativën e një modeli tjetër qeverisës.

Të kapësh e të mbash peng, përmes metodave gangsterriste, pushtetin dhe proçesin vendimarrës mbi Partinë Demokratike, për ti shërbyer projektit antishqiptar të asgjesimit të alternativës qeverisëse, është po aq kriminale sa korrupsioni, kriminaliteti, shkatërrimi i institucioneve, varfërimi i shqiptarëve, prej qeverisjes.

Asgjesimi i PD është asgjesimi i opozitës sot, është asgjesimi i alternativës së qeverisjes ndryshe nesër, është minimi i demokracisë, është thikë në zemër për Shqipërinë !

Tezat e Edi Ramës se L. Bashën e detyruan SHBA për ta përjashtuar Sali Berishën nga PD dhe se ai nuk kishte rrugë tjetër, janë teza krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjesimit të PD.

  1. Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos djegur mandatet e mos braktisur Parlamentin !
  2. Basha ka marrë kërkesa të forta e të qarta nga SHBA për të mos bojkotuar zgjedhjet dhe pushtetin lokal !
  3. Basha as i mori në konsideratë ato kërkesa e ultimatume të SHBA dhe i injoroi ato plotësisht.

Megjithëse ato ishin vendime e akte që minonin rëndë demokracinë në këtë vend, L. Basha i shpërfilli kërkesat amerikane në ato raste sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës që ky të kapte e kontrollonte çdo qelizë e pushtet absolut të sistemit politik në Shqipëri !

Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjesimin e PD është sfida më e madhe për shoqërinë sot, është beteja më e madhe politike për ti shërbyer të nesërmes së Shqipërisë!/Opinion.al

 

Pas