Kronikë

Gjykata jep vendimin për Elton Metaj:Sabrinën e doja, vrasjen e bëra për..


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 14/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës Elton Metaj, 31-vjeçari që vrau disa ditë më parë ish-bashkëshorten 23-vjeçare, Sabrina Bengaj.

Përpara togave të zeza Metaj është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotësh, është shprehur se e donte ish-bashkëshorten ndërsa armën e kishte blerë pasi ndihej i kërcënuar nga i vjehrri.

“E doja vajzën, por krimin e bëra për shkak të kërcënimeve të shumta dhe nga presioni i vjehrrit, armën e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku Metaj, shkoi me kallashnikov në shtëpinë e ish-bashkëshortes  dhe e qëlloi teksa kjo e fundit ishte duke ngrënë. Vetëm pak orë pas krimit Metaj u vu në pranga nga policia./Opinion.al

Pas