Aktualitet

Video/Rama: Në Valias po ngrihet kompleksi arsimor “Demokracia”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 28/12/22 |
Opi Nion

Në Valias po ndërtohet nga themelet kompleksi arsimor i quajtur “Demokracia”. Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje të punimeve të këtij komplesi.

Rama thotë se komplesi përfshin çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh.

“Dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”, njoftoi Rama.

Pas