Rajoni

Arrestohet me arsenal armësh shqiptari në Serbi, akuzohet për terrorizëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 28/12/22 |
Opi Nion

Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë arrestuar në Bujanoc, një shqiptar me inicialet A.B., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të terrorizmit.

Njoftimi është dhënë nga Agjencia serbe për Siguri dhe Informim më 27 dhjetor.

Sipas njoftimit, të dyshuarit i është gjetur “një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

“Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i tyre në zonën e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftim.

Ndaj shqiptarit me inicialet A.B., është caktuar masa e paraburgimit prej 48-orësh.

Pas