Aktualitet

VIDEO/ Rama në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 04/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një vizitë zyrtare në Madrid të Spanjës.

Në një status në rrjetet sociale teksa publikon video nga takimi Rama shkruan se ka takuar Sekretarët e Shtetit për Europën e Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në Spanjë.

Takimet janë zhvilluar në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE).

Sikurse shihet në video kreu i qeverisë shqiptare në takimet e tij në Spanje është i shoqëruar edhe nga Ministrja për Bujqësinë, Frida Krifca.

Rama ka publikuar pamjet që nga pritja dhe deri në përmbyllje të takimit ku krahas videos shkruan: “Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve (CEOE)”./Opinion.al

Pas