Kronikë

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 04/10/21 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë është vënë ditën e sotme në prangat e policisë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, i ka vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë.

Më datë 24 maj 2020, në lagjen Nr.1, Kavajë, dyshohet se i riu ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. Xh, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas