Kronikë

Vrau dy kushërinjtë në Laç, Apeli lë në burgim të përjetshëm Markel Bushin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 04/10/21 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit Tiranë dënoi me burg përjetë Markel Bushin, i cili akuzohet për vrasje të dy kushërinjve në Laç ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

I akuzuari u shpreh më herët para gjykatës se ishte penduar, por qëlloi për tu vetëmbrojtur.

Krimi i rëndë ka ndodhur në 28 prill 2019, në qendër të qytetit të Laçit dhe shumë pranë komisariatit të këtij qyteti. Dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash.

Gjithçka ndodhi pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë Jushi, në një lokal në qendër të Laçit. Pas debatit, në ndihmë të tij shkuan Vincesk dhe Markel Bushi, ku gjatë hetimeve është provuar se personi që ka qëlluar mbi dy kushërinjtë ka qënë pikërisht, Markel Bushi. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij në këtë krim si Manuel Bushi dhe Vincesk Bushi, janë hetuar dhe gjykuar veçmas, duke u dënuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”./Opinion.al

Pas