Aktualitet

Deputetët e PD kërkojnë diskutime për “Open Balkan”, Kodheli: Kërkoni ministren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 04/10/21 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate Komisioni Parlamentar në Politikën e Jashtme, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të diskutohet nisma ‘Open Balkan’. Deputetët e PD-së kanë deklaruar se kjo nismë është një projekt i Berogradit.

Ndërkohë, kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli tha se për të thirrur në komision ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, duhet të mblidhen firmat.

Tomor Alizoti: Duam të diskutojmë nismën ‘Open Balkan’.

Çollaku: ‘Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosovës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë.

Kodheli: Mblidhni firmat dhe kërkoni ministren në Komision për të diskutuar ‘Open Balkan’.

“Open Balkan” është një iniciativë e ndërrmarë nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev si dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç./Opinion.al

 

Pas