Aktualitet

VIDEO/ Qytetarja-Bashës: 30 vjet na u regj shpirti, Zoti të zbardhtë faqen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:32 - 04/03/21 |
Opi Nion

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka postuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet në takime të zhvilluara me qytetarët.

Në videon e postuar, Basha është ndalur dhe ka zhvilluar një bisedë më një të moshuar. Gjatë bashkëbisedimin me kreun e opozitës, gruaja i thotë se për 30 vite i është “regjur shpirti”, teksa i uron liderit të PD-së, zoti të zbardhtë faqen. “Të falënderoj që ke thënë fjalën pronar, për 30 vite na u regj shpirti. Nuk ke kohë për të humbur shumë me ne, vazhdo punën, Zoti të zbardhtë faqen siç e ke”, tha e moshuara.

Sakaq, Basha u përgjigj:  Të gjithë së bashku, të falënderoj nga zemra./Opinion.al

Pas