Kryesore

COVID-19 në Kosovë/ 591 raste dhe 7 viktima në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 04/03/21 |
Opi Nion

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 591 persona në 24 orët e fundit. Kujtojmë se në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur, pasi dje u regjistruan 568 raste pozitive.

Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 7 persona. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bën me dije se numri total i infektimeve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 71.344  raste, prej të cilëve kanë humbur jetën 1.627  pacientë.

Kosova regjistron 8.703 raste aktive/ Opinion.al

Pas