Bota

VIDEO/ Protestuesit mësyjnë teatrin ku ndodhej Macron dhe e shoqja


               Publikuar në : 15:08 - 18/01/20 |
el ida

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij Briggite u përfshinë mbrëmjen e shkuar në një incident aspak të këndshëm.

Një grup prej mbi 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit ‘Bouffe du Nord’ , aty ku Macron dhe e shoqja, po shihnin shfaqjen “La Mouche”.

Policia arriti që të bllokojë protestuesit që ishin ngritur kundër reformës së pensioneve, ndërsa truprojat e Presidentit ndërhynë duke zhvendosur Macron dhe Briggite në një vend të sigurt. Pasi gjendja e tensionit kaloi, ata u rikthyen sërish në sallën kryesore ku ndoqën shfaqjen deri në fund të saj.

Në një deklaratë pas incidentit, zyra e Macron tha se ngjarja kaloi dhe presidenti do të vijojë të shkojë në teatër siç dhe është mësuar./Opinion.al

 

Pas