Kronikë

Pengmarrja në Kamëz, dalin detaje rreth motivit të autorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 18/01/20 |
Al Do

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga pengmarrja e Jak Prengës, ditën e djeshme në Kamëz dhe ende nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

Ai u rrëmbye në mes të ditës në rrugën “London” në Kamëz pasi u dhunua më parë nga dy persona të cilët e futën me forcë në makinë.

49-vjeçari nuk rezulton të ketë precedentë penalë sipas policisë megjithatë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shkakun e ngjarjes e cila fillimisht u raportua për motive të dobëta.

Dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mos shlyerjen e një borxhi që Jak Prenga i ka marrë personave që i ka blerë automjetin. Kjo është pista kryesore që po heton policia e Tiranës.

Mësohet gjithashtu se autorët e rrëmbimit kanë qenë të maskuar dhe pasi kanë kryer rrëmbimin kanë ikur drejt Fushë-Krujës. Vendi i fundit ku ata janë parë është vendi i quajtur Ura e Gjoles.

Në lidhje me 49-vjeçarin mësohet se ai rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen. /Opinion.al

Pas