-Jetë dhe Stil

Horoskopi Javor, 20-26 Janar 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 18/01/20 |
xhu lia

Dashi
Pas një periudhe delikate të kaluar ne çift, këtë jave gjendja do filloje të normalizohet. Beqaret do jenë gjithashtu me fat në dashuri dhe do mund ta gjejnë princin e tyre të kaltër që ditët e para. Në planin financiar rrethanat do jenë goxha të favorshme. Do përmbyllni me sukses një projekt gjigand dhe do merrni goxha para. Shëndetin duhet ta keni më shume në vëmendje. Do keni vetëm arritje në karrierë. edhe jeta familjare do jetë e mirë.

Demi
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj jave dhe madje do kuptoheni se bashku edhe vetëm me shikime apo duke dëgjuar zërin. Beqarët do i kenë te gjitha kushtet për të realizuar një takim ashtu si e kanë ëndërruar. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme, të cilat pak nga pak do e përmirësojnë gjendjen ne te cilën ndodheni. Në pune do jeni tejet të përqendruar pas objektivave tuaja finale dhe do arrini majat e suksesit.

Binjakët
Priten goxha ndryshime në jetën tuaj ne çift gjatë kësaj jave dhe përgjithësisht ato do jenë pozitive. Nuk do jeni për asnjë çast me humor te keq dhe nga ana tjetër do i besoni më tepër atij që keni në krah. Beqarët do ëndërrojnë më shumë nga sa duhet realiteti do ju duket më i trishtë. Financat nuk do jenë të këqija, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme ka rrezik që gjendja të ketë shpejt tronditje te forta. Ne punë ambicia nuk do ju lerë të qetë asnjë moment dhe do keni vetëm sukses.

Gaforrja
Këtë javë do jeni shumë më të duruar dhe më të kujdesshëm ju të dashuruarit. Beqarët do kenë të tjera pikësynime dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në jetën familjare ose shoqërore do ndodhe diçka e bukur. Në planin financiar është koha te merrni masa qe gjendja te konsolidohet. Në punë do iu jepen mundësi për të punuar jashtë shtetit dhe nuk duhet t’i neglizhoni për asnjë arsye.

Luani
Në jetën tuaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve te fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju bëjë surpriza dhe propozime për diçka më serioze. Beqarët nuk duhet të pranojnë asnjë ftesë sepse do lëndohen. Ne planin financiar është momenti të këshilloheni me specialiste që të mos keni te papritura. Në pune do jeni ambicioze dhe të arsyeshëm.

Virgjëresha
Ata që janë ne një lidhje do ndihen më mirë me partnerin dhe do e kuptojnë se e kanë pasur gabim për ato që kanë menduar. Vetëm ata që kanë kohe që kanë debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen më mirë këtë jave. Për shëndetin do jete periudhë e mirë. Në pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

Peshorja
Mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.

Akrepi
Paqja dhe harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj jave në jetën tuaj në çift. Do ja kaloni aq mirë dhe do qeshni aq shumë saqë të gjithë do ju kenë zili. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Në punë Plutoni do ju nxitë të ndërmerrni iniciativa dhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Do hasni vështirësi, por në fund do ja dilni. Familja pa asnjë problem.

Shigjetari
Ndikimi i planetëve do bëjë që jeta juaj në çift të ketë përmirësime të mëdha këtë javë. Do keni plot momente paqeje dhe harmonie. Beqaret le të abuzojnë me sharmin që kanë nëse gjithçka bëhet për të tërhequr një person interesant. Për financat perspektivat do jenë shumë më të mira nga sa kanë qenë. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju nxitë të hidhni hapat e duhura. Jeta familjare do jetë e kënaqshme.

Bricjapi
Debatet e fundit që keni pasur me partnerin ju kane bërë të vuani dhe të mundoheni shumë, por kësaj jave gjërat do fillojnë të normalizohen. Te dy palët do jeni me humor disi më të mirë. Beqarët nuk duhet të pranojnë të hedhin hapa të nxituara pa qenë plotësisht të bindur. Mundohuni që shpenzimet t’i kryeni me maturi. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq përveç disa momenteve kur do ndiheni paksa të lodhur. Në punë do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do arrini atje ku keni dashur.

Ujori
Kjo javë do jetë shumë e favorshme për ata që janë ne një lidhje. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe madje do bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Momentet emocionuese do jenë të vazhdueshme. Beqarët do marrin deklarata të shumta dashurie dhe me siguri do e ndryshojnë edhe statusin e tyre. Shëndeti ka për të qenë shumë i mire. Në punë do merrni disa propozime që nuk duhen humbur për asnjë arsye.

Peshqit
Ditë sensuale do kaloni këtë javë pranë atij që keni ne krah. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e begatë dhe për asnjë moment problematike. Beqarët nga ana tjetër do kenë disa takime të veçanta dhe ndryshe nga sa e kishin menduar do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete ashtu si keni pritur. Në punë do jeni të motivuar dhe do e bëni çdo gjë me entuziazëm. Gjithçka do jetë në favorin tuaj. Jeta familjare do jetë e kënaqshme./Opinion.al/

Pas