Kronikë

Do kalonte kufirin me 63.7 kg kanabis, pranga 40-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 18/01/20 |
xhu lia

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia në pikën kufitare të Qafë Botës. Sipas njoftimit të bluve përmes  një kontrolli të detajuar në një makinë tip “Mitsubishi” është gjetur sasia prej 63.7 kg kanabis.

Gjatë kontrollit të bluve dhe qenit antidrogë sasia e lëdës narkotike u gjet në pjesën e poshtme të dyshemesë së makinës ku ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e kanabisit.

Si rezultat në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit 40-vjeçari me iniciale A.H i lindur në fshatin Cakran të Fierit dhe banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./Opinion.al/

Pas