Bota

VIDEO/ Protestat antiraciste, rrëzohet statuja historike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 08/06/20 |
el ida

Protestat anti-raciste të nisura në Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd është përhapur tashmë edhe në vendet europiane, veçanërisht në Britaninë e Madhe.

Vëmendja e turmave protestuese po përqendrohet edhe te simbolet që ata mendojnë se janë të lidhura me racizmin.

Kështu, në qytetin e Bristolit,  me dhjetëra protestues rrëzuan një statujë historike të vitit 1895 që i përkiste një filantropisti të njohur vendas, Edward Colston, i cili akuzohet se përgjatë shekullit të 17-të kishte transportuar rreth 100 mijë skllevër nga Afrika në Amerikë dhe Karaibet.

Manifestuesit, pasi rrëzuan statujën e bronztë e shkelmuan, e tërhoqën zvarrë dhe më pas e hodhën në ujërat e portit të qytetit.

Revolta e tyre ka bërë xhiron e rrjetit, duke patur komente të ndara, nga ata që bien dakord me gjestin tek ata që kritikuan vandalizmin mbi veprat historike./Opinion.al

Pas