Kronikë

Video/ Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet në Durrës 27-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 29/03/22 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Autoritetet bëjnë më dije se është vënë në pranga 27-vjeçari me inicialet M. B.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Antëerp, Belgjikë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafik i paligjshëm i substancave narkotike dhe psikotrope”, të parashikuara nga Kodi Penal belg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 08.01.2022, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, në njohje të vendimit të Gjykatës së Apelit Antwerp, Belgjikë, vendim i cili do të ekzekutohet në Shqipëri./Opinion.al

Pas