Kronikë

I vihet zjarri “Audi-t” të një vajze në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 29/03/22 |
Opi Nion

Një automjet në pronësi të një vajze është djegur gjatë natës në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Policia ben me dije se makina tip Audi në pronësi të 29-vjeçares V.H. mori flakë rreth orës 03:20 të mëngjesit.

Bëhet me dije se automjeti ka qenë i parkuar brenda oborrit të shtëpisë në momentin që u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit, makina u dogj tërësisht. Policia thotë se dyshon që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al

Pas