Kronikë

Video/ Përplasen dy motorë, 3 të aksidentuar në aksin Lezhë-Shkodër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 27/07/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i Gjadrit.

Mësohet se një motorr i cili po dilte nga rruga dytësore për në superstradë i ka prerë rrugën një motori tjetër që drejtohej nga një shtetas kroat, i cili po lëvizte në drejtim të Lezhës.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur burrë dhe grua të cilët po dilnin nga rruga dytësore,ku raportohet se gruaja ka marrë më shumë lëndime, ndërsa shtetasi kroat ka marrë dëmtime më të lehta pasi ka pasur kaskën mbrojtse të vendosur.

Ndërkohë, të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë dalja në superstradë pa kontrolluar rrugën, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Pas