Aktualitet

Video/ Deputeti i PD, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 27/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në videon e siguruar nga Opinion.al shfaqet Mziu teksa hyn në dyert e SPAK.

Mësohet se ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës do të merret sot në pyetje.
Nuk dihen ende arsyet se pse Mziu do të merret në pyetje, ndërsa të tjera detaje pritet të zbardhen në vijim.

Kujtojmë se prej disa ditësh zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur në SPAK. Të hënën në Prokurorinë e Posaçme u thirr Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Ndërsa para tij është paraqitur në SPAK kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj./Opinion.al

 

Pas