Bota

Zelensky: Putin e di se sa fëmijë kanë vrarë dhe kanë përdhunuar rusët në Ukrainë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 27/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste televizive, të dhënë mbrëmjen e djeshme së bashku me bashkëshorten është shprehur se Putin është i vetëdijshëm për gjithçka që po bën në Ukrainë.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin e di se sa njerëz u përdhunuan dhe nga kush, si dhe numrin e fëmijëve të vrarë apo të dëbuar.

“Gjëja më e frikshme është se ai në fakt është i vetëdijshëm dhe e kupton atë që po bën. Unë do të thosha se ky është përfundimi më i frikshëm që mund të bëj, se ai e kupton se çfarë po bën, ai e di sa njerëz po vret. Ai e di se sa njerëz u përdhunuan dhe nga kush. Ai e di  dhe numrin e fëmijëve të vrarë apo të dëbuar”, tha presidenti ukrainas.

Më tej, Zelensky bëri përgjegjëse botën për situatën në të cilën është vendi i tij, pasi sipas tij janë ata që kanë lejuar Putin të veprojë në këtë mënyrë.

“Prandaj unë kuptoj vetëm një gjë, bota lejoi të zhvillohet kjo situatë, lejoi të dilte një person i tillë, me atë ideologji dhe qëndrim ndaj njerëzve. Bota duhet ta kuptojë se ky rezultat, ky gabim për  të lejuar këtë situatë është përgjegjësi e gjithë botës”, shtoi Zelensky.

Ndërsa zonja e parë nuk mundi as ta pësrhkruajë përbuzjen e saj për diktatorin rus.“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë. Nuk është e mundur të kuptosh se si një ide e shtrembër mund të hedhë të gjithë njerëzimin në epokën mesjetare. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë dhë as nuk dua të them asgjë me zë të lartë sepse fjalët nuk ekzistojnë për ta përshkruar atë”, tha ajo.

Presidenti i Ukrainës bëri me dije se miliona ukrainas të tmerruar kanë ikur nga vendi i tyre për t’i shpëtuar raketave dhe banditëve vrasës të Vladimir Putin që nga pushtimi i paligjshëm rus pesë muaj më parë.

 

Pas