Aktualitet

Inceneratorët/ Kryemadhi:Materialin e SPAK ia kam dorëzuar kancelarive ndërkombëtare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:22 - 27/07/22 |
Opi Nion

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  ka vijuar denoncimet në lidhje me aferën e Inceneratorëve.  Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi ka publikuar materialin që ia ka dorëzuar SPAK.

Teksa thotë se do të vazhdojë me këmbëngulje për të vijuar hetimet, ajo thekson se materialin e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme e ka shpërndarë në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.

“Aq më shumë varfërohen qytetarët e Tiranë dhe të Shqipërisë. Disa ditë më parë, javën e kaluar kam dorëzuar në SPAK materiale të tjera sqaruese, duke plotësuar dosjen e inceneratorin e Tiranës. Edhe pse në këto muaj të nxehtë mund të jetë e vështirë për të punuar, vazhdoj me këmbëngulje për të vijuar hetimet. Sot do ju bëj me dije materialin që ia kam dorëzuar SPAK. Ia kam lehtësuar punën. E kam shpërndarë dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare.”, tha Kryemadhi.

Pas