Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Tapizë-Derven. Sipas policisë janë përplasur 2 automjete me targa të Kosovës dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre të rinj.
A.R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, janë transportuar për në spital dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e njërit nga mjetet që ka kryer edhe një parakalim të gabuar.
“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al