Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, ja gjendja e shoferit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Sipas informacioneve, mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi ka vënë re zjarrin dhe menjëherë është ndalur.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt teknik i automjetit. Drejtuesi i mjetit me iniciale K.Sh. mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore e jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 16:16, në Autostradë në drejtim te TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin K.Sh., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka probleme për drejtuesin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Opinion.al

Pas