Bota

COVID-19 në Greqi, regjistrohen 588 raste pozitive dhe 70 vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 20/12/20 |
Semiljana Azizi

Greqia ka shënuar në 24 orët e fundit 588 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 11 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është që prej fillimit të pandemisë e deri më tani ka shkuar në 131 072.

Ndërkohë, sipas njoftimit të autoriteteve 515 pacientë  po trajtohen në terapi intesive. Ndërsa 800 pacientë të tjerë kanë lënë spitali e kanë rezultuar negativ ndaj virusit.

Gjithashtu sot ministria greke e Shëndetësisë  raportoi për 70 vdekje të tjera të regjistruara, duke shkuar kështu në 4 172 vdekje gjithsej në vend që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al

Pas