Bota

Video/Përdori hark dhe shigjetë, rrihet brutalisht protestuesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 31/05/20 |
Opi Nion

Një burrë është rrahur brutalisht në Salt Lake City të shtetit amerikan Utah, pasi ka kërcënuar një grup protestuesish me hark e shigjetë, gjatë një proteste kundër policisë.

Protesatat e dhunshme janë përhapur thuajse në të gjitha shtetet kryesore amerikanë, pas vdekjes së një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis. Demostrata masive u zhvilluan në të paktën 30 qytete. Në Los Angeles policia përdori plumba gome në përpjekjen për të shpërndarë turmën që gjuante me shishe e i vuri zjarrin automjeteve policore.

Në Nju Jork, një video e shpërndarë në rrjet tregon një automjet policie që futet mes turmës së protestuesve.

Përleshje të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve edhe në Çikago, ku dhjetëra persona u vunë në pranga.

Protestat shpërthyen në Mineapolis këtë javë pas daljes së një videoje që tregonte një punonjës të policisë i cili kishte vënë gjurin në qafën e George Floyd. Floyd vdiq më vonë ndërsa polici Derek Chauvin u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuza për vrasje të shkallë së tretë./Opinion.al

 

Pas