Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Peleshi: Pijeni pa problem qumështin, s’ka aflatoksinë. Po kontrollojmë produktet me vaj palme

2018/05/30 at 12:40 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Peleshi: Pijeni pa problem qumështin, s’ka aflatoksinë. Po kontrollojmë produktet me vaj palme

Pas disa kronikave televizive dhe shkrimeve në media për qumështin me aflatoksinë që tregtohet në vendin tonë, ka reaguar ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.


Ai qetësoi qytetarët duke thënë se produktet shqiptare të qumështit janë të sigurta. Pra nuk kanë aflatoksinë. Po kështu ai evidentoi si problem produktet e bulmetit që mund të kenë vaj palme për të cilat ka nisur kontrolli.

Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi ka kërkuar dhe njëherë të bëjë të qartë para opionit publik çështjen e përfolur gjatë ditëve të fundit në lidhje me alfatoksinën.

“Pra në përgjigje dhe të shumë lajmeve që në një lloj mënyre kanë tentuar ose kanë ngritur një pikëpyetje për prodhimet shqiptare, kryesisht të qumështit dhe nënprodukteve të tij, siç është aflatoksina, situata është krejt ndryshe. Të dhënat e fundit dhe të analizave të kompanive, të cilat kanë qenë në fokus të diskutimit kanë dalë shumë të mira. Ne jemi në standard shume të mirë, në nivele shumë të kënaqshme të aflatoksinës, që duhet thënë, që nuk është një gjë që ndodh njëherë dhe njëherë e mirë. Varet shumë nga ushqimi që konsumon kafsha. Në qoftë se sot ushqimi i kafsheve ka qënë i mykur, të nesërmen qumështi del me një përqindje më të lartë aflatoksine. Për këtë arsye mbahet në kontroll të vazhdueshëm nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Do t’ju lutesha të gjithë konsumatorëve shqiptarë që të mos i largohen prodhimit shqiptar sepse realisht jemi në nivele shumë të kënaqshme. Të gjitha analizat e vazhdueshme tregojnë që prodhuesit tanë kryesorë që tregtojnë prodhimet e tyre nëpër supermarkete dhe markete të liçensuara, janë brenda normave. ka thene ai.

Në mbyllje ministri Peleshi, paralajmëroi nisjen e kontrollit dhe analizave për të gjithe produktet që janë në treg për garantimin e normave të sigurisë dhe cilësisë, duke vendosur theksin tek përdorimi në mënyrë abuzive i vajit të palmës.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, ministri nuk dha asnjë informacion në lidhje me bllokimin e një sasie mishi prej 53 tonësh në Portin e Durrësit me salmonelë vetëm 6 ditë më parë të ardhur nga Brazili, e cila konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha hyrë në vendin tonë duke rrezikuar seriozisht popullatën.

Sasia e mishit transportohej në 4 konteinerë të mbërritur nga Brazili dhe kishte destinacion tregun e brendshëm shqiptar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se mishi brazilian i bllokuar në portin e Durrësit, ishte mostra e 178 e analizuar nga ky institucion që nga muaji Janar.

Pas mbërritjes në port, e gjithë ngarkesa është analizuar dhe një kampion i është dërguar ISUV ku janë bërë veprimet përkatëse. Rezultati i analizave ka nxjerrë se mishi i importuar nga Brazili ka qenë i infektuar me salmonelë, shumë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorit. Pas këtyre veprimeve, e gjithë ngarkesa do të kthehet në vendin e origjinës.

Mësohet se ngarkesa e mishit me salmonelë nga Brazili i përket një kompanie që kryen aktivitetin e saj me qendër në Tiranë, ndërsa Ministria e Bujqësisë nuk i konfirmon emrin.

Arsyet se pse Ministria e Bujqësisë e mban të fshehtë emrin e kompanisë që importoi mishin me salmonelë nga Brazili ende nuk dihen?

Megjithatë, pyetja që shtruan mediat është se kush fshihet pas kësaj ngarkese?

Hashtag.al shkruan  se një nga lobuesit më të fuqishëm të importimit të mishit nga Brazili është Alban Zusi. Ai është kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe bizneset e tij janë pjesë e AFI (Albanian Food Industri).

Zusi njihet si nga njerëzit kyç që merret me tregtimin e mishit në vendin tonë. Gjithashtu njihet si një person shumë i afërt me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshin.

Ai ka kërkuar nëpërmjet shoqatës së tij që siguria ushqimore në vend jepej me koncesion. Zoti Alban Zusi u investua në një studim që parashikonte dhënien me koncension të sigurisë ushqimore, studimi u realizua në bashkëpunim me Fondacionin Soros.

/Opinion.al

Etiketa: aflatosksinepeleshiprodukte vendasequmesht


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
Para
S’do ta arrestoja Shukriun, ka zullumqarë më të mëdhenj

Dashamir Shehi pa dorashka: Shkarkoni ato dy njerëz se ju bëjnë me turp, e thoni edhe vetë në kafe

Shkarkimi i Hajdarmataj/ Reagon Edi Paloka: Gjithçka e paralajmëruar nga PD, po vërtetohet pikë për pikë

Çfarë di PD për Damian Gjiknurin? Ja paralajmërimi i Palokës

Vdesin 20 vetë midis tyre dhe fëmijë, zjarr i madh në kinemanë e Qendrës Tregtare

Në nisje të sezonit të plazhit, digjet lokali tek "Rana e Hedhun"
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}