Bota

Video/Pas konferencës Biden “i jep dorën ajrit”, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 15/07/22 |
Opi Nion

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u pa duke shtrirë dhe shtrënguar duart “me ajërtin”, pas përfundimit të një konference për shtyp pasi u përcoll nga podiumi në Tel Aviv, Izrael.

Momenti është fokusuar nga kamera dje gjatë vizitës së tij në Izrael.

Presidenti amerikan u pa duke u shtrirë dorën, ndërsa video i momentit është bërë virale në internet.

Në pamjet e transmetuara nga mediat ndërkombëtare shihet sesi Biden, pasi përfundon fjalën e mbajtur në konferencën për mediat me homologun izraelit Isaac Herzog.

Biden shihet teksa kthehet anash dhe drejton dorën për të takuar dikë, edhe pse pas tij nuk kishte asnjë njeri.

Në ndihmë i ka shkuar menjëherë homologu i tij, i cili e fton të ulen në dy karriget që janë bërë gati për të.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan e bën këtë veprim./Opinion.al

Pas