Bota

Vala e të nxehtit në Evropë/Njerëzit u shpëtojnë flakëve në Francë,Spanjë e Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:41 - 15/07/22 |
Opi Nion

Banorët dhe pushuesit janë larguar nga qytetet dhe fshatrat në Francë pasi zjarret janë ndezur nga erërat e forta dhe kushtet e thata në disa vende të Evropës.

Më shumë se 10,000 njerëz janë detyruar të largohen nga rajoni jugperëndimor Gironde në ditët e fundit.

Dhjetëra zjarre po djegin Portugalinë dhe Spanjën, ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.

Të paktën 281 vdekje janë regjistruar në të dy vendet, të lidhura me valën e të nxehtit.

Disa qytete në Spanjën perëndimore janë evakuuar.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./Opinion.al

Pas