Bota

25-vjeçari u vra nga policia në SHBA, del autopsia: U qëllua 46 herë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:19 - 15/07/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar me ngjyrë i vrarë nga policia e Ohajos muajin e kaluar kishte 46 plagë me armë zjarri në trupin e tij, ka zbuluar një raport i autopsisë.

Ekzaminuesi mjekësor tha se ishte e pamundur të dihej se cili plumb vrau Jayland Walker, ose sa të shtëna u qëlluan në total.

Raporti vjen dy ditë pasi qindra njerëz protestuan për vdekjen e tij në qytetin e Akronit.

Zyrtarët kanë shpallur një shtetrrethimi të premten në mbrëmje, mes protestave tw përditëshme.

Sipas ekspertit mjekësor, Walker pësoi lëndime të rënda në zemër, mushkëri dhe arterie në të shtënat e 27 qershorit në qytetin e Akronit.

Pamjet e kamerave të trupit të policisë tregojnë Walker, me një maskë skish, duke u hedhur nga automjeti në lëvizje dhe duke u futur në një parking ku policia hapi zjarr ndaj tij nga shumë drejtime./Opinion.al

Pas