Bota

Video/Pamjet e filmit kur Zelensky luante në rolin e Presidentit të Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 02/03/22 |
Opi Nion

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dikur një komedian, pa eksperiencë në fushën e politikës,  ka marrë vëmendje në mbarë botën me fjalimet e tij prekëse, teksa vendi i tij po vuan pasojat e pushtimit rus. Gjithmonë e më tepër ai po dëshmon se është një udhëheqës i denjë i luftës.

Pikërisht në kohën kur e gjithë vëmendja e botës është kthyer në drejtim të Ukrainës pamjet e mëposhtme të filmit “Shërbëtori i popullit” ku Zelensky luante rolin e presidentit të Ukrainës, po bëhen virale në rrjet.

Filmi “Shërbëtori i Popullit”, e bëri Zelensky-n personazhin më të famshëm në Ukrainë.

Në këtë serial, ai luan rolin e një mësuesi të shkollës së mesme, që ishte lodhur me politikanët e korruptuar dhe që bëhet aksidentalisht president. Ironia e fatit, nëse do ta quajmë kështu, është se vetëm pak vite pas bujës së këtij seriali, Zelensky u zgjodh me të vërtetë president i Ukrainës./Opinion.al

Pas