Bota

VIDEO/ Pamje tragjike, të fshehur brenda rrotave, 2 afganë bien nga avioni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 16/08/21 |
Opi Nion

Pamje tragjike vijnë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen pasi talebanët morën pushtetin.

Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në terminalin e aeroportit, në tentativë për t’u larguar.

Ndërkohë, një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku shfaqen njerëz që bien nga avioni në hapësirë.

Vetëm në pak momente këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen 2 afganë që ishin fshehur në rrotat e avionit me qëllim për tu larguar, teksa bien në hapësirë. Ka qenë një nga mediat vendase që ka publikuar videon.

 

Pas