Rajoni

Video/ Pamje të rënda, i riu vritet me shkopinj dhe thika në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:35 - 21/11/20 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar është qëlluar brutalisht me shkopinj dhe thika nga disa persona të tjerë në Kaminia të Greqisë.

Mësohet se i riu ka humbur jetën, ndërsa miku i tij 25-vjeçar është plagosur rëndë. Mësohet se në këtë ngjarje të rëndë fshihen grupet mafioze pakistaneze të përfshirë në kontrabandën e paligjshme të cigareve dhe të drogës.

Autorët kanë hyrë në banesën e 29-vjeçarit të cilin më pas e kanë goditur më shkopinj dhe thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia helene ka njoftuar se për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar një 17-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Po ashtu bëhet me dije, se organizatori i këtij grupi është identifikuar nga policia dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë, në rrugën Agioi Anargyroi në Kaminia. / Opinion.al

Pas