Aktualitet

Sulmi ndaj qendrës shëndetësore, Manastirliu: Prej gjuhës së urrejtjes…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 21/11/20 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas sulmit me gurë të qendrën shëndetësore në lagjen “Skënderbej” në Elbasan.

Sipas Manastirliut, ky sulm ka ardhur pas akuzave ndaj bluzave të bardha, duke iu referuar dekalratës së kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria ka fshehur numrin real të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ministrja shkruan ndër të tjera se “dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë. “

Reagimi

Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.  Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën./ Opinion.al

Pas