Rajoni

VIDEO/ Ndërroi jetë nga COVID-i, serbët në radhë për të puthur Patriarkun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 21/11/20 |
Opi Nion

Beogradi po zhvillon homazhet për patriarkun serb Irinej, i cili vdiq pas infektimit me koronavirus.

Nga pamjet që vijnë nga kisha në Sant Sava duket se homazhet janë shndërruan në një pelegrinazh masiv popullor. Qytetarët kanë harruar koronavirusin teksa kanë nxituar t’i japin lamtumirën patriarkut Irinej.

Besimtarët puthnin pjesën prej xhami të arkivolit mbi fytyrën e patriarkut, por kishte dhe nga ata që përfituan nga një pjesë e lënë hapur, për të prekur trupin e pajetë. Ndërsa shihet në video se pjesa më e madhe e tyre nuk kishin as maska.

Patriarku Irinej rezultoi pozitiv me koronavirus në 4 nëntor dhe u shtrua në një spital ushtarak në Beograd po atë ditë. Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm në 18 nëntor, dhe dy ditë më pas ndërroi jetë./ Opinion.al

Pas