Aktualitet

VIDEO/ Pamje nga aksioni i urdhëruar nga SPAK, makina policie në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 19/05/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme vijnë nga Elbasani, aty ku policia ka ndërrmarë një operacion blic pas urdhër-arresteve te firmosura nga SPAK.

Sipas news 24, 32 urdhër-arreste janë lëshuar në total nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, ndërsa në Elbasan, janë firmosur urdhër-arrestet për Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari dhe Kamber Mehja, emra të njohura për drejtësinë shqiptare.

Ndërkohë në videon e mëposhtme duket se në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit, janë në lëvizje furgonë të shumtë policie, ndërsa në hyrje të qytetit, vërehet se si mjetet e ndërhyrjes së shpejtë ecin në autokolonë.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa mes personazheve të shpallur në kërkim është edhe Ervis Martinaj.

Pas