Kryesore

Presidenti/ Bylykbashi për marrëveshjen Alibeaj-Balla: Me këtë akt Rama kërkon…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 19/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka dalë kundër marrëveshjes së arritur dje mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, ku u vendos opozita të propozojë kandidat për President në raundin e dytë dhe të tretë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bylykbashi thotë se kryeministri Edi rama kërkon që kandidatin e Ramës ta propozojë opozita në mënyrë që ta konsideroj si president konsesual.

 “Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. Dje më 18 maj 2022 pesë vite më pas u shpall një marrëveshje e re. Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj të propozojë kandidat ne raundin e dyte dhe te trete. Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij e ajo të sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ja sigurojë këtë”,-deklaroi Bylykbashi./ Opinion.al

Pas