Aktualitet

Presidenti i ri/ Enkelejd Alibeaj takim me Mesila Dodën dhe Agron Dukën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 19/05/22 |
Opi Nion

Teksa ka njoftuar anëtarët e grupit parlamentar për një mbledhje në selinë blu këtë të enjte në mesditë, Enkelejd Alibeaj ka takuar sot deputeten e PDIU Mesila Doda dhe kreun e PAA Agron Duka. Sipas news 24 takimi është zhvilluar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë në 12:00 pritet që Alibeaj të zhvillojë mbledhje me grupin parlamentar për të diskutuar për emra dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Ky takim vjen pas konsensusit të ditës së djeshme me mazhoranncën se në dy raundet e ardhshme të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri do jetë opozita ajo që do propozojë kandidaturat./Opinion.al

Pas