Bota

Anëtarësimi në BE, Scholz: Një përjashtim për Ukrainën, i padrejtë për Ballkanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 19/05/22 |
Opi Nion

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

Duke iu drejtuar Bundestagut, parlamentit të Gjermanisë, përpara një takimi të liderëve të BE-së, ai tha se nuk ka “asnjë rrugë të shkurtër” për t’u bashkuar me bllokun dhe argumentoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësim.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi më parë se mund të duhen “dekada” që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin u pajtua lideri gjerman.

Në prill, Scholz bëri thirrje që aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të përshpejtohen.

Në deklaratën e tij të enjten, ai tha: “Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim.

“Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike.”/Opinon.al

Pas