Bota

Video/ Mushkonjat “pushtojnë” qiellin rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 19/07/21 |
Opi Nion

Kamerat kanë regjistruar momentin kur qielli i një qyteti rus, është “pushtuar” nga miliona mushkonja.

Në pamje shihen insektet teksa bëjnë lëvizje të shpejta në formën e një “tornadoje” në bregun lindor të Kamchatka.

Fillimisht u mendua se tornado ishte formuar nga grimca rëre, por kur ajo sa vinte e bëhej më e dukshme, u kuptua që përbëhej nga mushkonjat.

Një qytetar është shprehur: “Nuk ishte një përvojë e këndshme pasi mezi e shihja rrugën. Nuk guxoja të hapja dritaret e mia”./ Opinion.al

Pas