Bota

Video/ Mot i keq në Francë çahen rrugët dhe zhduken 12 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 03/10/20 |
el ida

Të paktën 12 persona janë raportuar të zhdukur në juglindje të Francës në një zonë të Nicës, pas stuhive të vrullshme të orëve të fundit. Sipas emergjencave, 9 prej të zhdukurve tashmë janë të konfirmuar pasi janë parë nga dëshmitarë që janë rrëmbyer nga ujërat, ndërsa tre të tjerë janë të dyshuar.

Më shumë se 700 punonjës të emergjencave ndodhen në zonë, ndërkohë që helikopterët mund të ngrihen në fluturuim vetëm pasi moti i keq arrin të qetësohet në disa intervale të shkurtra. Shumë shtëpi janë dëmtuar, ndërkohë që komuna Saint-Martin-Vésubie është shkëputur nga gjithë pjesa tjetër e botës, pasi rrugët për të shkuar aty janë dëmtuar, ndërsa furia e reshjeve ka shkatërruar një urë.

Situata paraqitet kritike edhe në Itali, në zonën e Piemontes./Opinion.al

 

Pas