Kronikë

Video/ Shpejtësi 200 km/h në rrugën e Tegut, policia pezullon 24 patenta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 03/10/20 |
el ida

Rruga e Tegut është e njohur tashmë për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë mbrëmjes së të premtes, policia ka pezulluar në këtë segment 224 leje drejtimi, nga të cilat 13 për shpejtësi deri 2.5 herë më shumë se norma e lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. “Për 270 minuta kontroll me radar u pezulluan 13 patenta për shpejtësi nga 142 km/h deri në 202 km/h.

Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.35 mg/l deri 0.44 mg/l”, bën me dije policia duke publikuar edhe një video të realizuar gjatë kontrolleve./Opinion.al

Pas