Bota

VIDEO/Momenti kur autori qëllon me armë në klubin e LGBT, njerëzit dalin me vrap



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 26/06/22 |
Opi Nion

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e sulmit në një lokal natë të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë. Sulmi terrorizoi vendin nordik mbrëmjen e kaluar. Në video duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Po ashtu pamjet tregojnë turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Të shtënat filluan rreth orës 01:15 me orën lokale të së shtunës (23:15 GMT të premten), thanë zyrtarët.

Sulmuesi, një 42-vjeçar  u arrestua nga oficerët e policisë – të cilët u ndihmuan nga kalimtarët e rastit – disa minuta më vonë. Në vendngjarje u gjetën nga policia dy armë, njëra prej tyre automatike.

Autoritetet më vonë thanë se i dyshuari ishte një shtetas norvegjez./Opinion.al

Pas