Kronikë

U përplas nga një shofere, ndërron jetë një person në Vlorë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 26/06/22 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një përsoni është regjistruar këtë të dielë rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. Policia bën me dije se një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit të fundit, 69-vjeçari me inicialet A. M.,  nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Vlorës.

“Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës”-njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas