Bota

Video/Meloni zyrtarisht në pushtet, Draghi i dorëzon zilen e Pallatit Chigi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 23/10/22 |
Opi Nion

Pas më shumë se një ore bisedë, Mario Draghi i dorëzoi Giorgia Melonit zilen e Këshillit të Ministrave, duke zyrtarizuar dorëzimin e pushtetit në sallën e veprave të artit (Sala delle Galere).

Më pas Giorgia Meloni mori detyrën në Palazzo Chigi, gati për të kryesuar këshillin e ministrave në qeverinë e saj të parë.

Mario Draghi e ka pritur ngrohtësisht Giorgia Melonin me një “mirëseardhje”.

Ajo, e prekur, komenton: “Është diçka që me emocionon” duke iu referuar edhe gardës së nderit që e priti në oborrin e Palazzo Chigi-t. Kryeministri në largim dhe presidentja e re e Këshillit shtrënguan më pas duart dhe “iu dorëzuan” fotografëve në Sala delle Galere të Pallatit Chigi-t./Opinion.al

 

Pas