Sociale

Klubi social i vrapit të Grupit BALFIN,organizata me pjesëmarrjen më të madhe në Maratonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 23/10/22 |
Opi Nion

100 punonjës të Grupit BALFIN dhe njëherazi antarë të klubit të tij social “BALFIN Runners”, mori pjesë në Maratonën e Tiranës 2022, ngjarjen më të madhe sportive në Shqipëri. Edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, i mbajtur më 23 tetor, regjistroi afro mbi 5,000 vrapues nga e gjithë bota, të cilët vrapuan në garën 10k, Gjysmë Maratonën dhe Maratonën nëpër vendet më tërheqëse të qytetit.

Për të dytin vit radhazi, Grupi BALFIN u dallua si organizata me numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Plot 100 punonjës nga të gjitha kompanitë e grupit iu përgjigjën thirrjes së “BALFIN Runners” për të marrë pjesë në kategori të ndryshme të maratonës, duke përfaqësuar Grupin BALFIN dhe kompanitë e tyre. Pjesëmarrësit iu nënshtruan trajnimit për 3 javë nga organizatorët, para se të garonin së bashku me kolegët. Pamja e skuadrës së bashkuar në pistën e vrapit dallohej lehtësisht falë bluzave të branduara BALFIN. Midis pjesëmarrësve, Flogert Neziri nga kompania Balfin Real Estate dhe Inirda Hoxhallari nga BALFIN, si dhe Gresa Hodo nga SPAR Albani dhe Gert Zenelaj nga BALFIN ishin vrapuesit kryesues respektivisht në garën 10k dhe Gjysmë Maratonën, të cilët morën dhurata nga Fashion Group Albania.

Pas garave, u zhvillua një mbledhje festive që kremtoi përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet e çdo vrapuesi.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të shihnim më shumë vrapues të na bashkoheshin në maratonën e këtij viti, nga të cilët të gjithë përfunduan garën që përzgjodhën. Balfin Runners ka forcuar shpirtin e ekipit mes kolegëve dhe kjo na bën tepër krenarë. Jemi të bindur se vitin e ardhshëm do të kemi më shumë kolegë në ekip, të cilët do të na bashkohen për të promovuar sportin e vrapit dhe mbështetjen ndaj kauzave sociale,” tha Gert Zenelaj, një nga themeluesit e Klubit Social “BALFIN Runners”.

Grupi BALFIN mbështet prej dy vitesh “BALFIN Runners”, një klub i organizuar i punonjësve që praktikojnë vrapin dhe iu bashkohen kauzave te ndryshme sociale.

Pas