Kronikë

Video/Me syze dhe i rrethuar nga forca të shumta sigurie,Lefter Koka në GJKKO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 16/12/21 |
Opi Nion

Ka mbërritur në GJKKO ish-ministri Lefter Koka, i cili u arrestua mëngjesin e të martës, për veprat penale “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.

Pritet që sot trupa gjykuese të vendosë masën e sigurisë për ish-ministrin. Kujtojmë se vazhdojnë të jenë në kërkim Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Akuzat e ngritura nga SPAK për personat nën hetim janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar që procedura e dhënies se koncesionit dhe lidhja e kontratës për inceneratorin e Elbasanit ka qenë në shkelje të ligjit si dhe në kundërshtim me sugjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Prokurimit Publik./Opinion.al

Pas