Aktualitet

VIDEO/ Me këmbët në timon, i riu drejton automjetin në rrugët e Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 21/07/21 |
Opi Nion

Pavarësisht kontrolleve të shtuara dhe masave të marra ditët e fundit nga Policia Rrugore, të rinjtë shqiptare vijojnë që të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 Në një video të publikuar në rrjetet shfaqet një i ri, me këmbët në timon, gjysmë i shtrirë ndërsa në sfond dëgjon muzikë me volum të lartë.

Ai drejton automjetin në këtë formë në rrugët e vendit në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë rrezik potencial për aksidente.

 Madje në njërën anë të rrugës shihen edhe disa barriera, të cilat e bëjnë edhe më të rrezikshëm qarkullimin./Opinion.al

 

Pas