Aktualitet

Video/ Manovra të rrezikshme në mes të qytetit, e pësojnë 2 të rinjtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 23/09/21 |
Opi Nion

Janë proceduar penalisht dhe janë gjobitur me 40 mijë lekë dy të rinj që kryenin manovra të rrezikshme në rrugët e qytetit.

Dy të rinjtë bënin “drift” me mjetet e tyre luksoze dhe i postonin më pas videot në rrjetet sociale.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia procedoi penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, shtetasit K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve kanë vendosur gjobën 40.000 lekë./Opinion.al

Pas